Aksident në Mazgit, rrokulliset kamioni

Një kamion është aksidentuar në fshatin Mazgit të komunës së Obiliqit.

Sipas fotografive të dërguara në KALLXO.com, aksidenti shihet se ka ndodhur te rrethi në këtë fshat.

Sipas Policisë së Kosovës, nga ky aksident është lënduar një person, ndërsa nuk janë dhënë detaje rreth arsyeve që kanë cuar deri te rrokullisja e kamionit.

Para pak minuta është lajmëruar një aksident trafiku në fshatin Mazgit. Një kamion është rrokullisur, një person është lënduar, njësia policore e trafikut po merret me rastin”, ka thënë për KALLXO.com Bajram Krasniqi, zëdhënës i PK.