Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, dyshohet për një të vdekur

Një person dyshohet se ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht afër udhëkryqit të Klinës.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili tha se në këtë aksident janë tê përfshira një veturë dhe një motoçikletë.

“Mund të konfirmojmë se sot në orët e mbrëmjes, në magjistralen Prishtinë-Pejë, afër udhëkryqit të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit dyshohet që një person ka ndrruar jetë, por që mbetet të konfirmohet nga mjekët kompetent”, tha Kelani.

Ai tha se njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin.