FOTO nga aksidenti

Aksident në Afërsi të QKUK-së

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në afërsi të rrethrrotullimit në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërkohë që një veturë shihet se ka përfunduar në mes të ishujve që ndanë dy kahet e rrugës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Ditëve të fundit për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta janë shpeshtuar aksidentet në komunikacion.