Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Ferizaj, katër persona të lënduar - FOTO

Katër persona kanë marrë lëndime trupore pas përfshirjes së tri makinave në një aksident trafiku në fshatin Babush të Ferizajt.

Zëdhënësi i Policisë Kanun Veseli për KALLXO.com, bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim në qendrën emergjente në Ferizaj, derisa ka dëme materiale në tri makinat.

“Rreth orës 10:00 në rrugën magjsitrale Ferizaj -Prishtinë në fshatin Babush të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë tri vetura të udhëtarëve dhe veç dëmeve të shkaktuara në të tri automjetet, lëndime trupore kanë pësuar 4 persona të cilët me autoambulnacë janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”- ka thënë Veseli.

Tutje, ai shtoi se në vendin ngjarjes kanë dalë hetuesit nga Njësia e Hetimeve të Akidenteve dhe po e hetojnë rastin.