Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë

Një aksident trafiku mes tri automjeteve ka ndodhur sot në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur në orën 13:00.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti – Haziraj.

Ajo njoftoi se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.

“Rreth orës 13:00 në rrugën Tirana në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes te tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rast është marr Njësia e Komunikacionit rrugor e Qytetit të Prishtinës”, tha Ahmeti- Haziraj.