Aksident mes një autobusi dhe një veture në rrugën Prishtinë - Pejë

Një person ka mbetur i lënduar pas një aksidenti mes një makine dhe autobusi në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht fshati Gllaviqicë.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, personi i cili ka marrë lëndime serioze është dërguar në spitalin e Pejës.

“Rreth orës 12:50 jemi njoftuar për një aksident mes një autobusi dhe makine në fshatin Gllaviqicë. Si pasojë, një person ka marr lëndime serioze dhe i njëjti është dërguar në spitalin e Pejës”- ka thënë Gashi.