Ilustrim

Aksident mes katër automjeteve në rrugën Prishtinë – Podujevë, tre persona të lënduar

Një aksident mes katër automjeteve ka ndodhur mëngjesin e sotëm, më 09.06.2024, në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për KALLXO.com ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës.

“Sot rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona”- tha Ahmeti.

Ajo tha se me rastin po merret hetuesia nga Njësiti i trafikut rrugor.