Aksident mes 3 automjetesh në rrugën e Aeroportit të Prishtinës, 5 persona dërgohen në QKUK

5 persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Harilaq të Fushë-Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshirë tri automjete.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30 dhe viktimat janë dërguar në trajtim mjekësor.

“Me datën 25.10.2020 rreth orës 14.30 në rrugën e Aeroportit në Harilaq është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime  trupore në mes të 3 automjeteve. Në këtë aksident 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe kanë shkuar në Emergjencë në QKUK për trajtim mjekësor. Policia po merret me këto raste”, ka thënë Hoxha për KALLXO.com.

Zëdhënësi i Policisë me këtë rast ka apeluar te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe t’iu përmbahen shenjave që kufizojnë shpejtësinë e lëvizjes.

Edhe një aksident tjetër ka ndodhur sot në ora 14:20 në Mramor mes dy automjeteve dhe ishin lënduar dy persona.