Aksident me fatalitet në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në fshatin Llapnasellë. Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 02:30.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Në aksident ka qenë e përfshire një motoçiklete, ngasësi i së cilës ka humbur jetën, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti”, ka konfirmuar Ahmeti.

Vdekjen e viktimës mashkull me inicialet F.G 31 vjeç, e ka konstatuar mjeku kujdestar në emergjencën e Prishtinës.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për oduksion, ndërkohë që hetuesit nga njësiti i trafikut janë duke u marr me rastin./21Media