Foto: Ilustrim

Aksident i rëndë në Vlorë, vdesin katër persona nga një familje

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së dy makinave në rrugën Fier – Vlorë. Mësohet se viktimat janë dy të rritur dhe dy fëmijë, të gjithë nga një familje.

Ndërkohë mësohet se edhe tre personat që ndodheshin në makinën e tipip “Audi”, janë nxjerrë nga makina dhe janë shoqëruar në spital, por gjendja e tyre shëndetësore raportohet e rëndë.

Makina tip “Toyota” ku ndodheshin katër anëtarët e një familjeje ishte me targa greke. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 08:23, të mëngjesit, por ende nuk dihen shkaqet e tij.

“Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë 4 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota”, shtetasit E. G., 44 vjeç, S. G., 33 vjeçe, A. G., 14 vjeçe dhe E. G., 9 vjeçe. Ndërkohë, në spitalin e Vlorës po marrin mjekim 3 shtetasit që udhëtonin me mjetin “Audi”, I. M., F. L dhe G. S., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën“, njofton Policia e Shtetit.