Aksident i rëndë në autostradë, vdes një person - Pamje

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Prishtinë – Shkup, gjegjësisht në fshatin Bibaj – Ferizaj.

Policia ka konfirmuar se një person ka mbetur i vdekur nga ky vetaksident i rëndë.

“Sot, më 25.07.2020 rreth orës 15:31, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (fshati Bibaj). Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vetaksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën, kjo është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vend-ngjarje, kurse një person tjetër i lënduar është nisur për në QKUK-ë”, ka njoftuar Policia.

Një qytetar ka dërguar pamje nga ky vetaksident, ku shihen pamjet e rënda nga ky vetaksident.