AKP. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

AKP nxjerr në shitje 31 asete të ndërmarrjeve shoqërore

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka nxjerrë në shitje 31 asete të ndërmarrjeve shoqërore përmes ShAL 61.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e bordit të AKP-së.

“Gjatë kësaj mbledhje Bordi shqyrtoi transaksionet e shitjes me tender publik përmes shitjeve të aseteve nr. 59, si dhe shqyrtoi dhe miratoi listën e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në likuidim për vendosje në tender publik përmes shitjeve të aseteve nr. 61, e cila ka gjithsej 31 asete”- njofton AKP.

Bordi ka aprovuar planin për adresimin e rekomandimeve të Njësisë së Auditimit të Brendshëm 2017-2022 si dhe raportet për shitjen e 27 banesave të hartuara nga Komisioni për shitjen e tyre.

“Në këtë takim Bordi shqyrtoi raportin mujor të Menaxhmentit për periudhën paraprake duke përfshirë raportin mujor për ndërmarrjen shoqërore “Brezovica”, e cila është nën administrim direkt.Gjithashtu, është aprovuar lista përfundimtare dhe shpërndarja e 20% për NSH Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore dhe NSH Rilindja- Shërbimet e përbashkëta”- thuhet në njoftimin e AKP-së.