Ajër me cilësi të mirë në shumicën e qyteteve të Kosovës
Gjatë ditës sotme shumica e qyteteve në Kosovë kanë ajër me cilësi të mirë dhe të pranueshme.
Vendet që kanë cilësi të mirë të ajrit janë: Mitrovica, Prizreni dhe Obiliqi dhe fshati Dardhishtë, ndërsa qytetet më cilësi të pranueshme të ajrit janë: Drenasi, Gjilani, Peja, Prishtina (matësi i IHMK).
Matësi në Brezovicë, Han të Elezit dhe ai tek Rilindja në Prishtinë, nuk kanë të dhëna, kurse matësi mobil i vendosur në zonën industriale në Prishtinë ka treguar ajër me cilësi të pranueshme.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Shtetëror për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit.
Ky rrjet është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.
Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë dhe ligjeve vendore.
Bazuar në kriteret e lartpërmendura stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Shtërpcë (Brezovicë), Hani i Elezit dhe Gjilan.
Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.