Ajër me cilësi të dobët pothuajse në tërë Kosovën

Cilësia e ajrit në Prizren është e dobët. Ajër me cilësi të njëjtë është edhe në Drenas, Mitrovicë, Prishtinë (matësi i vendosur te ndërtesa e Rilindjes) dhe në Palaj.

Ajër me cilësi shumë të dobët është në Prishtinë, Pejë, Gjilan, Prishtinë  (matësi i vendosur në IHMK), Obiliq, Dardhishtë (fshat në Prishtinë).

Sipas ueb-faqes së Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, qytetarët që bëjnë pjesë në grupet e ndjeshme të popullatës duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin jashtë.

Të rriturit dhe fëmijët me problem të mushkërive, ata me problem të zemrës duhet t’i zvogëlojnë aktivitetet e rënda fizike jashtë dhe veçanërisht nëse kanë simptoma. Gratë shtatzëna duhet të qëndrojnë brenda në shtëpi.

Njerëzit me astmë mund të kenë nevojë ta përdorin aparatin e tyre më shpesh për shkak të cilësisë së ajrit, gjithashtu edhe njerëzit e moshuar duhet t’i zvogëlojnë sforcimet fizike dhe të përdorin maska.

Personat e shëndetshëm duhet të hanë ushqime të shëndetshme me fruta dhe perime që ta forcojnë sistemin imunitar.

Ajër me cilësi të mirë ka Brezovica. Qytetarët në këtë zonë mund të shijojnë aktivitetin e tyre të zakonshëm në natyrë.

Portali i Cilësisë së Ajrit