Ndotja e ajrit në Prishtinë. Foto: Urim Krasniqi

Ajër i pashëndetshëm sot në Prishtinë

Cilësia e ajrit sot në Prishtinë është e pashëndetshme për grupet e ndjeshme.

Në bazë të parametrave të matjes së ndotjes së ajrit të vendosura në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, në ora 11:00, del të jetë ndotja në nivelin 114 të parametrave të grimcave PM 2.5.

AQI “e pashëndetshme për grupet e ndjeshme” është prej 101-150. Ky nivel i ndotjes tregon se anëtarët e grupeve të ndjeshme mund të përjetojnë efekte shëndetësore.

Fëmijët dhe të rriturit si dhe njerëzit me sëmundje të frymëmarrjes, të tilla si astma, duhet të kufizojnë ushtrimet e zgjatura në natyrë.

Projekti “Përdorimi i mediave për të rritur vetëdijen lidhur me shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në Kosovë” është pjesë e “Dig Data Challenge” e mbështetur nga Millennium Foundation Kosovo (MFK) dhe Millennium Challenge Corporation (MCC), si pjesë e Dig Data Challenge për të dhënat mbi cilësinë e ajrit. Projekti implementohet nga Internews Kosova.