Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) Shkumbin Ahmetxhekaj, Foto:KALLXO.com

Ahmetxhekaj: Në RTK kemi instaluar një praktikë që gazetarët duhet të jenë në vend të ngjarjes

Në konferencën për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), Shkumbin Ahmetxhekaj, tha se ndër masat e para që kanë marrë në RTK kanë qenë ndryshimet në ueb-faqen e mediumit.

“Kohëve të fundit mund të shihni RTK-në anekënd Kosovës, kemi instaluar një praktikë që duhet të jemi në vend të ngjarjes dhe të prodhojmë vetë lajmin dhe jo ta marrim lajmin të gatshëm nga agjencitë e lajmeve apo portalet”, ka thënë Ahmetxhekaj.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të RTK-së është shprehur se brenda mediumit janë duke u bërë ndryshime.

“Jemi në një fazë të risistemit brenda kompanisë, prandaj do të shohim tani e tutje fytyra të reja të cilat megjithatë kanë qenë në RTK, por që do të jenë më aktivë”, ka thënë ai.

Organizuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) në partneritet me Internews Kosova dhe me FindBug, në Prishtinë të hënën u mbajt konferenca për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, me temën “Ballafaqimi me fakte: Si të kundërshtohen ndikimet e dëmshme nga jashtë”.

Konferenca e BIRN-it për lajmet e rreme, sfidat dhe rëndësia e verifikimit të fakteve