AGK reagon pas pengimit dhe sulmit ndaj gazetares së Lajmi.net

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas pengimit dhe sulmit ndaj Rinë Hazirit, gazetares së Lajmi.net, Rinë Haziri.

Sipas reagimit të AGK-së, Haziri është sulmuar e penguar gjatë ditës së sotme nga një qytetar teksa po raportonte nga Brezovica.

“Në pamjet e publikuara nga media ku edhe punon Haziri, shihet dhe dëgjohet një person teksa i thotë të mos incizojë. Më tej bëhet e ditur se i njëjti person ka dalë nga vetura dhe me dhunë ia ka kapur telefonin nga dora, duke vazhduar ta kërcënojë edhe me fjalë të tjera”- thuhet në njoftim

Rasti bëhet e ditur se është lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i shqetësuar me pengimin dhe sulmin ndaj gazetares, Rinë Haziri, dhe i bënë thirrje Policisë së Kosovës që rastin ta trajtojë me prioritet në mënyrë që personi të mbahet përgjegjës për veprimet”- vazhdon reagimi i AGK-së.