Foto: Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës

AGK e shqetësuar pasi Prokuroria e Prishtinës ftoi gazetarin Lirim Mehmetaj në cilësi të të pandehurit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur i shqetësuar pasi që Prokuroria e Prishtinës më 05.03.2024 ka ftuar gazetarin e “Albanian Post”, Lirim Mehmetajn, si të pandehur për veprën penale – nxitje e përçarjes dhe mosdurimit.

AGK ka thënë se derisa është në pritje të informacioneve zyrtare, një thirrje të tillë e cilëson si alarm për një shoqëri demokratike.

“Derisa AGK është në pritje të informacioneve zyrtare, thirrja e tillë ndaj një gazetari është alarm për një shoqëri demokratike, siç pretendon të jetë Kosova. AGK-ja, do të kërkojë informacionet zyrtare dhe do ta ndjekë nga afër të enjten këtë zhvillim të pashembullt të sistemit të drejtësisë në Kosovë” – ka shkruar AGK.

Lirim Mehmetaj është thirrur të paraqitet në Prokurorinë e Prishtinës më 07.03.2024 në orën 10:30.