Afganistan: Talibanët ua ndalojnë grave ta vizitojnë parkun kombëtar popullor
Qeveria talebane ia ka ndaluar grave ta vizitojnë Parkun Kombëtar Band-e-Amir në provincën Bamiyan.
Ushtruesi i detyrës së ministrit të virtytit dhe vesit të Afganistanit, Mohammad Khaled Hanafi, ka thënë se gratë nuk e kishin respektuar hixhabin brenda parkut.
Ai u bëri thirrje klerikëve fetarë dhe agjencive të sigurisë që t’i ndalojnë gratë të hyjnë deri sa të gjendet një zgjidhje.
Band-e-Amir është një atraksion i rëndësishëm turistik, duke u bërë parku i parë kombëtar i Afganistanit në vitin 2009.
Është një destinacion popullor për familjet dhe ndalimi i frekuentimit të grave do të pengojë që shumë njerëz të jenë në gjendje ta shijojnë parkun.
UNESCO e përshkruan parkun si një “grup liqenesh të krijuar natyrshëm me formacione dhe strukturë të veçantë gjeologjike, si dhe me bukuri natyrore dhe unike”.
Megjithatë, Hanafi tha se të shkosh në park për të vizituar ndonjë gjë “nuk wshtw e detyrueshme”, raportoi agjencia afgane Tolo News.
Klerikët fetarë në Bamiyan thanë se gratë që po vizitonin parkun dhe nuk po i ndiqnin rregullat ishin vizitore të zonës.
“Ka ankesa rreth mungesës së hixhabit ose hixhabit të keq, këta nuk janë banorë të Bamiyan. Ata vijnë këtu nga vende të tjera”, ka thënë për Tolo News Sayed Nasrullah Waezi, kreu i Këshillit të Ulema Shia të Bamiyan.
Ish-deputetja afgane Mariam Solaimankhil ndau një poezi që ajo kishte shkruar në rrjetin social X, e njohur më parë si Twitter, në lidhje me ndalimin dhe shkroi: “Ne do të kthehemi, jam e sigurt për këtë”.
Fereshta Abbasi, nga Human Rights Watch, vuri në dukje se grave u ishte ndaluar ta vizitonin parkun në Ditën e Barazisë së Grave dhe shkroi se ishte një “mosrespekt total për gratë e Afganistanit”.
Ndërkohë, Richard Bennett, Raportuesi Special i OKB-së për të drejtat e njeriut në Afganistan, ka pyetur se pse ndalimi i grave për ta vizituar Band-e-Amir “është i nevojshëm për t’u pajtuar me Sheriatin dhe kulturën afgane?”.
Talibanët kanë një histori të zbatimit të ndalimeve për gratë që të kryejnë aktivitete të caktuara mbi atë që këmbëngul se është një bazë e përkohshme, duke përfshirë ndalimin e tyre nga vijimi i mwsimit nw shkolla në dhjetor tw vitit 2022.
Ndalimi për ta vizituar Parkun Kombëtar Band-E-Amir është i fundit në një listë të gjatë aktivitetesh që gratë janë penguar të bëjnë që kur talebanët u kthyen në pushtet në gusht tw vitit 2021.
Së fundmi, talebanët urdhëruan mbylljen dhe salloneve tw flokëve dhe bukurisë në Afganistan dhe në mes të korrikut i ndaluan gratë t’i nwnshtroheshin provimeve kombëtare të pranimit në universitet./BBC
Përgatiti: Nuhi Shala