Adresimi i Kryeparlamentarit Konjufca në seancën solemene për nderë të 25 vjetorit të Ditës së Çlirimit

Në seancën solemne që po mbahet në Kuvendin e Kosovës në shënim të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se 12 qershori i vitit 1999 është dita e rikthimit të shpresës për popullin e Kosovës.

Ai shtoi se krimet e Serbisë të kryera në Kosovë e morën masën e gjenocidit.

“Për ne Serbia mbeti e njëjtë pavarësisht a u qujat dikur mbretëri Jugosllave apo Jugosllavi Federative, a Socialiste. Politika e shtypjes, dëbimeve e shpronësimeve, diskriminimit e nënqmimit ka qenë tipari konstat prej secilës prej këtyre regjimeve”- tha Konjufca.

Në fjalimin e tij në seancën solemne nderoi heronjt dhe të gjithë ata që kontribuan në çlirimin e Kosovës.

Lufta e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari do të mbetet kapitulli më i lavdishëm i historisë sonë të re, populli ynë edhepse i dërrmuar nga pushtimi i egër arriti që nga gjiri i vet t`i jepte atëdheut djemt dhe vajzat e veta më të mira që gjaku i tyre është themel i lirisë dhe pavarësisë sonë” – tha tutje ai.

Në këtë seancë solemne po marrin pjesë diplomatë nga shtete të ndryshme.

25 vjet më parë, më 12 qershor 1999, trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas një fushate ajrore 78-ditëshe kundër caqeve ushtarake e policore serbe. Me futjen e tyre në “tokën e djegur”, iu dha fund luftës së nisur në vitin 1998, mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese serbe.

Hyrja e trupave të NATO-s u bë pas Marrëveshjes së Kumanovës e cila u arrit më 09.06.1999, ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson. Me këtë marrëveshje, Serbia pranonte kapitullimin dhe detyrohej t’i tërhiqte të gjitha forcat policore dhe ushtarake nga Kosova.

25 vjet nga ajo ditë, misioni i NATO-s, KFOR-i, vazhdon të menaxhojë situatën e sigurisë, si në jug, ashtu edhe në veri të Kosovës.

 

Kosova, një çerek shekulli e lirë