Abdixhiku pret shkarkimin e Martin Berishajt dhe kërkim falje për lartnimin e Ivanoviqit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar sërish Qeverinë e Kosovës në lidhje me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe politikanin ser që u vra para pesë vitesh, Oliver Ivanoviq.

Abdixhiku thotë se janë ende në pritje të veprimeve nga ana e puhstetit.

“A është ky ndryshimi për të cilin Kosova ka patur nevojë? Që të amnistohen të korruptuarit vetem sepse kanë lidhje me pushtet, e të rehabilitohen kriminelët e luftës e pasluftës sepse tani janë në pushtet. Çfarë i bën të ndryshëm këta popullistë nga e mbrapshtja që kishte ngufatur këtë vend?”- ka shkruar Abdixhiku.

Kreu i LDK-së tha se, do të vazhdojnë të kërkojnë shkarkimin e Martin Berishajt dhe kërkimfalje nga kryeministri Albin Kurti për rehabilitimin e Oliver Ivanoviqit.

Më 16 janar 2023, në përvjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, kryeministri Kurti kishte dalë me një deklaratë.

Kryeministri Kurti, ditë më parë përmes një video-mesazhi ka theksuar se pesë vjet më parë, Oliver Ivanoviq u vra në rrugët e Mitrovicës.

Në këtë video, Kurti e konsideroi Ivanoviqin si një politikan serb, dhe një person të përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij.

Në lidhje me këtë deklaratë, fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot do të mbajnë protestë me moton: “Kryeministër, mos na shkel në gjak! Stop, devijimit të historisë”.

Ndërkaq, ambasadori Berishaj, është diskutuar në mediat sllovene nën dyshimin se ka transferuar një shumë të parave tek një kompani private në Mal të Zi.

Sipas mediumit slloven, kompania private është në pronësi të Martin Berishajt.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka mohuar akuzat për përfshirje në skandalin financiar që u zbulua në Slloveni, ku mediat sllovene raportuan se ai i ka ka bartur para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi tek politikani slloven.

Martin Berishaj është emëruar ambasador i Kosovës në Kroaci në vitin 2021.