Ilustrim

Abdixhiku: Nesër do të kthehen 12 shtetas të Kosovës nga Çekia e Polonia

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se nesër në Kosovë do të kthehen edhe 12 shtetas të Kosovës nga Çekia e Polonia.

“Dje kthyem 76 qytetarë nga Zvicra. Në këto orë sapo i kthyem edhe 120 të tjerë nga Turqia. Nesër i kthejmë edhe 12 shtetas nga Çekia e Polonia”, ka shkruar ai në Facebook.

Abdixhiku ka treguar edhe për gjendjen shëndetësore të qytetarëve që janë kthyer në Kosovë.

“Shumica e të kthyerve sonte ishin në trajtim shërues jashtë vendit. Gjendja e tyre shëndetësore ishte alarm për gjithkë. Kthimi, ndërsa, është lehtësim i madh për të gjithë ne. Mirë se vini në shtëpi”, thuhet në publikimin e tij.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 598 raste me coronavirus, 123 janë shëruar dhe 16 kanë vdekur.