Abdixhiku deklarohet për ndërtimet në afërsi të Badovcit

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media ka folur për ndërtimet që po përfliten të zhvillohen në afërsi të liqenit të Badovcit.

Abdixhiku u shpreh se pret që nga java e ardhshme të dal me një vendim pasi t`i kontaktojë të gjitha palët e përfshira.

“Më lejoni t’i konsultoj një herë grupin e aktivistëve qytetarë dhe gjatë javës së ardhshme do  t’i dëgjojë palët e përfshira. Nëse varet prej ministrisë tonë kjo ide do të anulohet, por duhet të marr mendimet e dy palëve para se të marrë një vendim final dhe ligjor, për të respektuar të gjitha procedurat e parapara”, u shpreh Abdixhiku.

Asambleja e Prishtinës voton për pezullimin e të gjitha procedurave për ndërtim në afërsi të Badovcit

.