Konferenca për media e kryeminsitrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla për situatën në veri, 7 nëntor 2022, Foto: KALLXO.com

A ka vend për eskalim të situatës në veri, flet ministri Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka folur lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit.

Sveçla është pyetur nëse pritet që kjo situatë të eskalojë.

Ai ka thënë se janë në bashkëpunim me EULEX-in dhe me KFOR-in që të parandalojnë çfarëdo lloj eksalimi të mundshëm të situatës.

“Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me EULEX dhe KFOR që të sigurohemi që të parandalojmë çfarë do lloj eksalimi të situatës dhe që siguria për të gjithë qytetarët të jetë e garantuar”- ka thënë Sveçla.

Tutje i pari i MPB-së ka thënë se situata e sigurisë në gjithë vendin, përfshirë edhe veriun, është e qetë.

Ai gjithashtu tha se të gjitha institucionet e sigurisë së Kosovës janë duke punuar në kapacitetet e nevojshme.

Tutje, Sveçla është pyetur edhe lidhur me pjesëmarrje të disa pjesëtarëve rus në veri të vendit.

Ai ka thënë se po përcjellin situatën dhe janë jashtëzakonisht aktiv në mbledhjen e të gjitha informatave, përfshirë edhe këtë natyrë.

“Ka edhe deklarime edhe indikacione se mund të ketë elemente të Rusisë që janë të interesuara që të trazojnë trazira dhe eskalim të situatës atje” – tha Sveçla.

Tutje ai tha se është i bindur që institucionet e Kosovës në koordinim me partnerët ndërkombëtar do të jenë të suksesshëm në parandalimin neutralizimin e çfarëdo ndikimi negativ të kujtdo qoftë në raport me sigurinë në veri.

Sveçla: Deri më tani 578 dorëheqje nga zyrtarët policorë në veri