A do të bëhen bashkë për Qeveri LVV dhe LDK?

Lëvizja vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që të lidhin koalicion për forimin e Qeverisë së re.

Në zgjedhjet e parakohshme nacionale të së dielës, Lëvizja vetëvendosje e Albin Kurtit mori 202 mijë e 116 vota apo 25.54 për qind.

Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës me kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmani mori 196 mijë e 356 vota apo 24.81 për qind të të gjitha votave.

Mesnatën e 6 tetorit, Albin Kurti tha se do të trokas në derën e LDK-së për diskutimet e formimit të ekzekutivit të ri.

Ndërsa, sot gjatë ditës, LDK tha se do të presin numërimin e të gjitha votave për të filluar bisedimet për Qeverinë e re.

Lëvizja Vetëvendosje për herë të parë ka arritur që të dal e para në zgjedhje nacionale që prej kur i hyri garës në vitin 2010.