Hoti: Sot në Sharr e diskutojmë programin qeverisës 2020-2023

Zëvendëskryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se sot në Prevallë të Prizrenit, në një mbledhje të kabinetit qeveritar do të diskutojnë programin qeverisës 2020-2023.

Hoti mes tjerash në Facebook ka shkruar se në këtë program reflektohet marrëveshja e koalicionit.

“Sot, në takim pune në Sharr me gjithë kabinetin qeveritar, diskutojmë Programin Qeverisës 2020-2023. Në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit, ku janë të specifikuar masat që do të ndërmarrim për të rritur punësimin, për kujdes social gjithëpërfshirës, për arsim e shëndetësi cilësore, rend e ligj për të gjithë, mbështetje për bujqësinë, diplomaci të fortë, kujdes për mërgatën tonë e çështje tjera”, ka shkruar ai.

KALLXO.com gjatë ditës do të raportojë për takimin e kabinetit qeveritar.

Ministrat e qeverisë Kurti, arrijnë në Prevallë