92 të shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 92 persona.

Deri tani numri total i të shëruarve sipas IKSHP-së është është gjithsej 14.143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.157.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 509 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive.