440 mësimdhënës dërgohen në bregdetin shqiptar nga SBAShK-u

440 punëtorë të arsimit do të dërgohen për pushime në Shqipëri nga Sindikata e Bashkuar për Arsim (SBAShK).

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga SBAShK-u.

SBAShK-u njofton se ky aktivitet ka nisur më 14.06.2024 me grupin e parë prej 88 pushuesve, për të vazhduar me grupin e dytë më 19.06.2024 prej 203 pushuesve dhe për t’u përmbyllur me grupin e tretë prej 149 pushuesve, të cilët do të nisen në Shqipëri më 29.06.2024.

“Përzgjedhja e pushuesve është bërë nga shoqatat sindikale që nga çerdhet e deri të universitetet e institucionet e kulturës, duke u bazuar në kriteret e përcaktuara nga Këshilli Drejtues i SBASHK-ut”- njofton  SBAShK-u.

Tutje në komunikatën e tyre thuhet se kryetari i sindikatës, Rrahman Jasharaj, shprehet se “edhe shumë anëtarë të tjerë të SBAShK-ut meritojnë një dhuratë të tillë, por kaq janë mundësitë bazuar në mjetet e akumuluara për pushim dhe rekreacion”.