424 persona me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës, 46 në gjendje të rëndë

424  persona të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në të gjitha spitalet rajonale në Kosovë ku 381 nga ta janë me oksigjeno terapi.

Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinkë Universitar, 214 pacientë me COVID-19 janë vetëm në QKUK ndërsa 210 të tjerë në spitalet rajonale.

SHSKUK bën të ditur se 46 të infektuar me coronavirus janë në gjendje të rëndë, ku 19 nga ta janë me respiratorë dhe 27 me CPAP-maskë.

250 raste të reja me COVID-19

.