40 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Raporti i fundit mbi gjendjen me COVID-19 në Kosovë tregon se nga 2 mijë e 870 testime, 40 raste të reja janë konfirmuar me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ky është njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

09 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

  Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.

  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës.

  Deri më sot 608.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

  Nga 2.870 testime, 40 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

  Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

  Sot janë shëruar 149 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.182.

  Në total numri i rasteve aktive është 1.226