4 pikat kryesore të ‘Planit për paqe në Lindjen e Mesme’

Presidenti amerikan, Donald Trump ka prezantuar “marrëveshjen e tij përfundimtare” për paqen në Lindjen e Mesme.

Në një seri deklarimesh ndonjëherë kontradiktore, Trump tha se plani përfshin:

– Jerusalemin si kryeqyteti “i pandarë” i Izraelit, por me një kryeqytet palestinez të mundshëm në seksionet lindore të qytetit.

– Një rrugë për shtetësinë palestineze që do të “rriste territorin palestinez më shumë se dyfish”, pa specifikuar se cilit territor i referohej.

– Të çojë në “1 milion” vende të reja pune për palestinezët.

– Njohja e vendbanimeve izraelite në territorin e okupuar palestinez si pjesë e vendit./21Media