Klinika Infektive QKUK - FOTO KALLXO - Mars 2020

4 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar që në Klinikën Infektive të QKUK-së sot janë të hospitalizuar 10 pacientë me COVID-19.

Nga 10 pacientët që janë të shtrirë në Klinikën Infektive, 6 pacientë janë në gjendje stabile kurse 4 me gjendje të rëndë.

Prej pacientëve që janë në gjendje të rëndë, 2 janë me oksigjenoterapi dhe 2 në mjekimin intensiv.

“Në klinikë janë edhe 5 pacientë të tjerë negative në Covid-19, por që e vazhdojnë mjekimin”, përfundon njoftimi i Ministrisë.

Që nga 13 marsi, kur në Kosovë është regjistruar personi i parë me COVID-19, e deri më sot, janë 978 të infektuar me COVID-19, prej tyre 713 të shëruar dhe 29 të vdekur.