Ilustrim

39-vjeçari u qëllua për vdekje nga policia

Një burrë 39-vjeçar u godit me një elektroshok gjatë një operacioni policor në Garbsen pranë Hanoverit në Gjermani. Ai vdiq nga plagët e marra në spital.

Forcat speciale të policisë u nisën drejt apartamentit të 39-vjeçarit herët në mëngjesin e së premtes.

Pak më parë, ai kishte thirrur vetë numrin e urgjencës dhe kishte dhënë informacion jo të kuptueshme. Kur oficerët mbërritën në shtëpinë e tij, ai me një thikë dhe një objekt metalik kërcënoi oficerët.

Forcat speciale me një elektroshok arritën ta ndalin burrin 39-vjeçar, por më pas ai u ndje gjithnjë e më keq. Pasi u dërgua në Spital ai vdiq çuditërisht mbrëmjen e së premtes.

Autopsia do të sqarojë shkakun e saktë të vdekjes së 39-vjeçarit në ditët në vijim.

Përdorimi mbarëkombëtar i elektroshokut është një temë e nxehtë.

Ata supozohet të shpëtojnë jetë gjatë aksioneve./RTV 21