Dekorimi i Prishtinës për fundvit

35 mijë euro për dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit

Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratë me vlerë 35 mijë e 400 euro për dekorimin e kryeqytetit për festat e fundvitit.

Sipas njoftimit të publikuar në e-Prokurimi, dekorimi i këtij vitit i është dhënë kompanisë “Finesë Design SH.P.K”,

Kontrata është nënshkruar më 6 nëntor, derisa për këtë tender ishin paraparë 50 mijë euro.

“Dekorimi i shtëpizave të Tregut Dimëror të Komunës së Prishtinës në bulevardin “Xhorxh Bush” me ndriçim led dhe simbolin e Tregut Dimëror. Logo e Vere N ‘Dimër në shtëpiza, nga materiali forex me dimenzione 30cm x 60cm, e mveshur me ndriçim dekorativ. Vërejtje: Në çmim duhet të llogaritet dekorimi me ndriçim led dhe poashtu simboli – Logo e Tregut dimëror në bazë të dizajnit të propozuar nga OE fitues”  – thuhet në dosje.

Për këtë tender kishin aplikuar 3 kompani, por kompania me çmimin më të ulët ka fituar tenderin.

Kompania fituese kishte aplikuar me 35 mijë e 400 euro. Ndërsa kompania “AGRI Bau” kishte ofertuarme 46 mijë e 800 euro dhe kompania “Adhurim Haraqia” me 46 mijë e 965 euro.