COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

31 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 1.058 testime, 31 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

Ndërkaq, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.346.

Në total numri i rasteve aktive është 651.

Në anën tjetër është bërë e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 118 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.579 doza të vaksinës.

Deri më sot 819.255 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.