31 mësimdhënës dhe 23 nxënës të infektuar me COVID-19 në Podujevë

Në shkollat Fillore dhe të Mesme të komunës së Podujevës me COVID-19 janë infektuar 31 mësimdhënës dhe 23 nxënës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtori i Arsimit, Agim Blakçori.

Në këtë komunë asnjë nga shkollat nuk është duke punuar me skenarin C.

“36 shkolla fillore dhe te mesme te ulëta punojnë me skenarin A. Një shkolle fillore dhe e mesme e ulet punon me skenarin A dhe B. Tri shkolla te mesme te larta punojnë me skenarin B”, ka thënë Blakçori.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur tre skenarë të ndryshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, në kohë pandemie, Skenari A është për mësim fizik në shkolla, skenari B – mësimi i kombinuar dhe skenari C – mësimi online nga platforma të ndryshme.