Ilustrim

Raportohet i zhdukur një person në Podujevë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një person të  zhdukur në Podujevë.

Në raportin e policisë thuhet se më 08.06.2024 në orën 07:00, një burrë ka dalur nga shtëpia e tij dhe nuk është kthyer më.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.