Ilustrim

3 të lënduar në aksidentin mes një kamioni dhe një veture në rrugën Prishtinë-Podujevë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku si pasojë tre persona kanë mbetur të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktë në fshatin Besi, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një kamioni dhe një veture”, ka thënë ajo për KALLXO.com.

Ahmeti tregoi se tre të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka thënë ajo.