Foto: Policia e Kosovës

29 vjeçarit në Suharekë i sekuestrohet një armë pa leje

Gjatë një kontrolli rutinorë të Policisë së Kosovës është sekuestruar një armë pa leje në Suharekë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se arma iu është sekuestruar një 29 vjeçari gjatë ditës së djeshme.

Tutje është treguar se arma është gjetur në brezin e të dyshuarit.

“Në një pik kontrolli, përderisa Policia e ndaloj një automjet me targa vendore, gjatë kontrollit te vozitësit, Policia në brezin e tij gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale një pistoletë dhe një karikator”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Këta të fundit kanë thënë se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Suharekë, ku edhe është intervistuar.

Pas kësaj, me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.