COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

24 raste të reja me COVID- 19 në kryeqytet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se sot në Kosovë janë shënuar edhe 63 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shëruar 87 pacientë të tjerë.

Tash e disa javë komuna e Prishtinës është komuna me më së shumti raste me COVID-19 të shënuara brenda  24 orëve.

Kryeqyteti edhe sot prin për nga numri i rasteve pozitive, 24 raste gjithsej, menjëherë pas saj është Lipjani me shtatë raste të regjistruara, mandej Mitrovica me gjashtë raste të reja.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Obiliq, Pejë dhe Rahovec”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 15.333 raste nga 64.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.

Sot nuk është shënuar asnjë rastë i vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë.