Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

23 kandidatët e Skenderajt pa asnjë votë

Kuvendi Komunal në Skenderaj do të përfaqësohet nga pesë parti politike, sipas rezultateve që i publikoi sot Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ).

Sipas rezultateve të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 17 ulëse, Lista e Pavarur Bekim Jashari ka fituar 10 ulëse, Lëvizja Vetëvendosje 2 ulëse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate kanë fituar secila nga një ulëse.

Mirëpo, në listat e kandidatëve për Kuvendin Komunal të Skenderajt janë 23 kandidatë që figurojnë se nuk kanë marrë as votën e tyre.

Nga lista e Iniciativës Qytetare për Skenderajn janë kandidatët Krenar Avdiu dhe Adem Gashi që s’e kanë asnjë votë.

Njëjtë pa votë janë edhe Ermal Haliti, Qendresa Bajra, Valon Asllani, Kastriot Kaqkini dhe Qazim Thaqi nga lista e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Më tej janë edhe 11 kandidatë tjerë nga lista e Iniciativës Qytetare Progresi për Skenderaj: Leotrim Sinani, Faton Çitaku, Elvira Dajaku, Besjan Babaj, Mehmet Sylanaj, Egzon Smajli, Donika Geci, Argjend Shatri, Liridon Shala, Kadire Sadiku dhe Enis Durmishi që s’e kanë asnjë votë.

Në listën e Aleancës Kosova e Re (AKR) janë pesë kandidatë për këshilltarë komunalë që nuk morën asnjë votë, Mustaf Dajaku, Besart Ngucati, Valerine Ademi, Dinore Hoxhaj dhe Fatbardha Gashi.