21 nga 26 shtete mbyllin kufijtë, përderisa BE ende po matet që ta pezullojë Schengenin

Ndërsa Komisioni Evropian ende nuk ka njoftuar zyrtarisht për një vendim përfundimtar për planin e tij për pezullimin e Zonës Schengen dhe mbylljen e të gjithë kufijve të brendshëm dhe të jashtëm, shumica e vendeve kanë marrë vendime në mënyrë të njëanshme, shkruan faqja informative për Zonës Schengen .

Deri më tani, vetëm pesë vende në Zonën Schengen – Belgjikë, Islandë, Suedi, Lihtenshtajni, Luksemburg – nuk kanë njoftuar ndonjë masë lidhur me mbylljen e kufijve. Në të kundërt, 21 nga 26 vendet anëtare të Schengenit kanë krijuar kufij dhe ndaluan hyrjen për të huajt.

Ndërsa shumica e tyre kanë prezantuar mbylljen e plotë të kufijve, Austria ka mbyllur kufijtë e saj me Italinë, Zvicrën dhe Luksemburgun. Gjermania gjithashtu ka kufij të mbyllur pjesërisht me Francën, Austrinë dhe Zvicrën, Luksemburgun dhe Danimarkën.

Në të njëjtën kohë, Portugalia ka mbyllur pjesërisht kufijtë e saj me Spanjën, dhe Zvicra ka mbyllur kufijtë e saj me Gjermaninë, Austrinë dhe Francën.

Greqia, nga ana tjetër, ka mbyllur kufijtë e saj të jashtëm Schengen me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa Finlanda ka njoftuar se të gjitha kufijtë e saj do të mbyllen që nga 18 mars.

Presidenti francez Emanuel Macron tha që dje i gjithë Kufiri Schengen do të mbyllet sot në mesditë , përfshirë të gjitha kufijtë francezë, disa orë pasi Estonia mbylli zyrtarisht të gjitha kufijtë e saj .

Që nga sot, Republika Çeke është nën karantinë, pasi Italia është karantinuar që nga 9 Mars. Vendet e tjera – Danimarka, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Holanda, Norvegjia, Polonia, Sllovakia, Sllovenia dhe Spanja kanë po ashtu mbyllur kufijtë e tyre .

Ndërkohë, Komisioni Evropian ende nuk ka dalë me një vendim planin e tyre për të mbyllur të gjitha kufijtë për 30 ditë, i cili u paraqit dje.

Edhe Kosova, ndonëse nuk gjendet në zonën Schengen, ka mbyllur kufijtë e saj me shtetet fqinje për të parandaluar përhapjen e COVID-19.