COVID-19 Rezultatet

COVID-19 Ilustrim - Naser Fejza

203 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 203 raste të reja kurse nuk është shënuar asnjë vdekje.

MSh ka njoftuar gjithashtu se janë testuar 1 mijë e 117 qytetarë kurse 49 të tjerë janë vaksinuar.

Në Kosovë ende vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve aktive, ku 2 mijë e 549 qytetarë vazhdojnë të jenë shpërndarës potencial të infeksionit.