COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

188 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 188 raste të reja më COVID-19 kurse nuk është shënuar asnjë vdekje.

MSh ka njoftuar gjithashtu se janë testuar 972 persona.

Të dhënat e publikuara nga MSH-ja tregojnë se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 45 persona, 483 janë shëruar kurse numri i rasteve aktive në Kosovë është 2 mijë 254 persona.

Përditësimi i fundit lidhur me COVID-19. 26.08.2022.