COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 789 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sipas Ministrisë, sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224 mijë e 577.

Kurse të dhënat sa i përket vaksinimit tregojnë së në 24 orët e fundit janë dhënë 291 doza të vaksinës kundër COVID-19, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,826,580 doza të vaksinës.

“Deri më sot 822.166 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.781 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në njoftim.
Në total numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë është 402, tregojnë të dhënat zyrtare.