COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

16 raste pozitive me COVID-19, asnjë i vdekur

Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor ka bërë të ditur se brenda 24 orëve në nivel vendi, 16 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nga 2 mijë e 146 testime të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përderisa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Në njoftim po ashtu thuhet se 10 qytetarë të tjerë tashmë e kanë kaluar infeksionin dhe janë shpallur të shëruar.

Aktualisht në gjithë vendin janë 446 raste aktive me SARS-CoV-2.