COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

14 raste pozitive me COVID-19 regjistrohen gjatë 24 orëve të fundit

Nga 1 mijë e 696 mostra të dyshimta me Coronavirus 14 kanë rezultuar pozitive përderisa nuk është evidentuar asnjë rast i vdekjeve.

Ministria e Shëndetësisë poashtu njofton se 17 qytetarë janë shëruar kështu duke arritur numri I të shëruarve në 157 mijë e 483.

Aktualisht në nivel vendi janë 444 raste aktive me SARS-CoV-2.

Deri më tani në nivel vendi janë shënuar 160 mijë e 905 raste pozitive me COVID-19 prej tyre 2 mijë e 978 kanë vdekur.

Në Kosovë rasti i parë me COVID-19 është shënuar më 13 mars 2020.