Klinika Infektive QKUK - FOTO KALLXO - Mars 2020

14 pacientë në Klinikën Infektive po presin të testohen për COVID-19

Më shumë se 14 raste në Klinikën Infektive janë duke pritur të testohen për COVID-19.

Kështu ka deklaruar drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj Berisha në një konferencë për media.

Berisha ka thënë se ky numër mund të ndryshojë vazhdimisht për shkak se në Klinikë ka pacientë, të cilët referohen për testime.

Ajo tutje tha se në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të hospitalizuar 53 pacientë me Covid-19, ndërsa janë shëruar 3 pacientë, të cilët do të lirohen sot në shtëpi. Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 14 raste si dhe 5 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19.