COVID-19

13 viktima nga COVID-19 në Kosovë për 24 orë

Brenda 24 orëve të fundit 13 pacientë kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 77, 68 vjeç), Mitrovicë 2 raste (77, 60 vjeç), Viti 1 rast ( 60 vjeç), Klinë 1 rast (75 vjeç),  Obiliq 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (72 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Vushtrri 1 rast (64 vjeç), Prizren 1 rast ( 51 vjeç), Rahovec 1 rast ( 77 vjeç)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se numri total i viktimave ka arritur në 1.161 raste.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes.

Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar. Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.

Kosova ka shënuar rastet e para me COVID-19 më 13 mars 2020.