COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

13 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë vdekje

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.

Po ashtu janë shënuar 13 raste të reja pozitive.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.530 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse nga fillimi i pandemisë janë dhënë 1,662,553 doza të vaksinës.

Deri më sot, sipas MSh-së, 779,481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157,991.

Në total numri i rasteve aktive është 331.